Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i ka shkuar në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ku pos urimit i parashtroi edhe kërkesa.
“Nga Kryeministri Kurti kërkova mbështetje për komunën tonë, në realizim të projekteve të ndryshme, në veçanti projekteve në ujësjellës, kanalizim, trajtim të ujërave të zeza etj”, ka shkruar ndër tjerah në Facebook Jashari.
Pos Jasharit në këtë takim mori pjesë edhe humanisti, Halil Kastrati.
Gjatë takimit u përmenden edhe vështirësitë që hasin komunat në investime direkte për shkak të procedurave.
“Po ashtu kërkova që të kemi rishikim të procedurave për investitorët dhe kështu të evitohen procedurat e tmerrshme burokratike që zgjasin me vite për një investim e që fatkeqësisht krijojnë zhgënjim dhe ikje të investitorëve. /Insajderi.com
Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, takuam edhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilin…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, 6 April 2021