Bekim Jashari me mesazh përkujtimi për Hamzë Jasharin

Bekim Jashari me mesazh përkujtimi për Hamzë Jasharin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, njëherësh edhe i biri i luftëtarit Hamzë Jashari, ka thënë se është në hapat e babait të tij, njofton Insajderi.

I pari i Skenderajt ka publikuar një fotografi, ku shihet duke mbajtur në dorë fotografinë e babait të tij, me një mbishkrim përcjellës. Në të thotë se nuk do t’ia lëshojë rrugën as babait të tij, e as xhaxhait, komandantit legjendar Adem Jashari.

“Gjithmonë hapave të tu babush! Asnjëherë nuk do t’a lëshoj rrugën tënde e t ‘balit Adem!”, deklaroi Jashar./Insajderi.com