Bekim Jashari mesazh politikanëve: Vetëm të bashkuar realizojmë amanetin e dëshmorëve

Bekim Jashari mesazh politikanëve: Vetëm të bashkuar realizojmë amanetin e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Nga aty, Jashari u bëri thirrje liderëve politik të qëndrojnë të bashkuar, pasi tha se vetëm në atë mënyrë do të realizohet amaneti i dëshmorëve.

“U desh shumë mund e sakrificë për të ardhur te kjo ditë. Sot së bashku me kryetarin Lladrovci, drejtorë e asamblistë, shoqata të dala nga lufta, Policinë e Kosovës, po bëjmë nderime për ata që na mundësuan ne që sot të jemi të lirë e të festojmë me dinjitet. Kjo ka vetëm një arsye që të jemi të bashkuar, për t’i çuar përpara proceset. P

Përndryshe po vazhduam të jemi të përçarë mund të na zgjasin edhe më shumë këto procese, për të cilat ka shumë nevojë vendi që të përfundohen, sidomos për t’i dhënë zhvillim ekonomik vendit. Vetëm atëherë mund të themi se jemi duke finalizuar amanetin e dëshmorëve. Urime të gjithëve”, ka thënë Jashari.

Ndërsa, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se 13 vjetori i pavarësisë, po e gjen Kosovën pa ish-krerët e UÇK-së.

“Këtë ditë po e festojmë pa liderët tone. E kujtojmë edhe komandantin legjendar. Dua t’i urojë të gjithë qytetarët për këtë ditë”, tha ai.

“Sot në këtë Ditë të Pavarësisë po festojmë pa liderët e themeluesit e shtetit tonë, pa Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi, e pa bashkëluftarët e tyre. Këtë ditë e kujtojmë edhe komandantin legjendar dhe familjen Jashari, dhe gjithë bijtë e bijat e kombit që dhanë jetën për liri. Urime festa, e festofshim gjithmonë”, ka thënë Lladrovci./Insajderi.com