Bekim Jashari ndan mirënjohje dhe nga 50 euro për mësimdhënësit më të dalluar të Skenderajt

Bekim Jashari ndan mirënjohje dhe nga 50 euro për mësimdhënësit më të dalluar të Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka ndarë mirënjohje dhe një shumë simbolike prej 50 eurosh për 52 mësimdhënësit më të dalluar të kësaj komune për vitin shkollor 2020-2021, njofton Insajderi.

Ai me këtë rast ka thënë se edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë.

“Përkrahja për mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë dhe kështu do të vazhdojmë që së bashku të shënojmë rezultate edhe më pozitive në avancimin e arsimit në komunën tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook./Insajderi.com