Bekim Jashari refuzon të votojë

Bekim Jashari refuzon të votojë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vendosur që të mos votojë në zgjedhje, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndalur kamerat në vendvotime, ndonëse ai kishte kërkuar mbrëmjen e së shtunës që ato të mos ndalen “për të pasur një proces të rregullt zgjedhor”.

“Ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ -së, e cila në vend që të jetë në shërbim të mbrojtjes së votës, votimit dhe numërimit të rregullt ajo vendosi që t’i ndal kamerat në vendvotime të komunës sonë. Ndërkohë që liderët e partive politike gjatë votimit shoqërohen nga mediet dhe kjo nuk i pengon KQZ-së”, ka shkruar ndër të tjera Jashari.

Sipas tij, prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe se nuk ka të bëjë me shkelje të privatësisë.

“Askush nuk duhet t’i frikësohet transparencës dhe masave konkrete në shërbim të zhvillimit të një procesi demokratik zgjedhor, përkundrazi vullneti i secilit qytetar është i shenjtë dhe nuk duhet lejuar që të deformohet”, ka shkruar tutje i pari i Skenderajt./Insajderi.com

Të dashur qytetarë,

Pas zhvillimeve të djeshme ku si kryetar i komunës kam kërkuar që të mos ndalen kamerat në…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Sunday, February 14, 2021