Bekim Jashari: Shtatë familje nga Skenderaj bëhen me shtëpi të reja

Bekim Jashari: Shtatë familje nga Skenderaj bëhen me shtëpi të reja

Në prag të ndërrimit të moteve, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se falë bashkëpunimit të mirë që kanë krijuar me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, 7 familje nga Skenderaj janë bërë me shtëpi të reja.

“Në manifestimin e madh të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në Prizren për ndarjen e 128 çelësave për familjet nevojtare, aty ishin edhe 7 familje nga komuna e Skenderajt, të cilat tani e tutje do të fillojnë jetën në shtëpi të reja, falë bashkëpunimit të mirë që kemi krijuar me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 25 shtëpive”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai ka thënë se familja e Ajet Xhemajlit, Bekim Ferizit, Bekim Selimit, Lutfi Hotit, Mehdi Veselit, Ramiz Ademit dhe Sinan Sinanit, sot u gëzuan me çelësat e shtëpive që i morën në këtë organizim kaq madhështor.