Bekim Jashari: Të gjitha paritë politike janë i njëjti “brumë”

Bekim Jashari: Të gjitha paritë politike janë i njëjti “brumë”

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi të enjten se të gjitha partitë politike janë të njëjta.

Sipas tij, gjitha subjektet politike kanë pasur mundësi që të bëjnë diçka për vendin.

“Të gjitha e kanë pasur mundësinë të bëjnë diçka për vendin… Të gjitha janë i njëjti brumë”, tha ai në “Debat Plus”.

Bekim Jashari pas intervistës së tij ka ngjallur reagime të shumta, sidomos për deklaratat për kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lashtakun. /Insajderi.com