
Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me familjen e tij kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, para se të votojnë.
Arsyeja se pse e kanë bërë këtë, sipas Jasharit është pasi liria që sot gëzojnë është falë këtyre dëshmorëve.
Familja Jashari do të votojë në shkollën “Ilir Lushtaku”, në Prekaz.
Kundër-kandidati kryesor i Jasharit është Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com