Bekim Jashari zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Skënderajt

Bekim Jashari zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Skënderajt

Kryetari aktual i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se zyrtarisht do të jetë kandidat i pavarur për garën zgjedhore të 17 tetorit, njofton Insajderi.

Jashari po synon që postin të cilin po e mban aktualisht, ta ketë në duar edhe për katër vitet e ardhshme.

“Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. Andaj me 28.07.2021, në Restaurant ‘Freskia’ në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Në zgjedhjet e fundit lokale, kur Bekim Jashari pati shpallë kandidaturën e tij për kryetar të Skënderajt, Sami Lushtaku i Partisë Demokratike të Kosovës ishte tërhequr nga gara.

Mirëpo, kësaj radhe Lushtatku është zyrtarizuar nga partia e tij për të qenë kandidat për kryetar të kësaj komune. /Insajderi.com