Belgjika ia lë në gjysmë shërimin 3-vjeçarit nga Kosova

Belgjika ia lë në gjysmë shërimin 3-vjeçarit nga Kosova

Një djalë 3-vjeçar nga Kosova, Leonis Qorri, i cili shkojë në Belgjikë për t’u shëruar nga një sëmundje e rëndë që po e mundon, mund të kthehet në Kosovë brenda këtij muaji.

Departamenti i Emigracionit në Belgjikë ka shqyrtuar situatën e Leonisit 3-vjeçar dhe familjes së tij, dhe i ka dhënë atyre një afat për 30-ditësh për t’u larguar nga shteti belg, raporton mediumi Nieuwsbald.

Leonisi dhe prindërit e tij morën mesazhin nga Departamenti i Emigracionit se duhet të largohen. Megjithatë, djali i sëmurë ka një vizë mjekësore dhe qëndrimi i tij është i ligjshëm.

Tezja e Leonisit thotë se çështja e tyre është e përzier me politikë tashmë.

“Është politikë e pastër, ata duan që ne të besojmë se duhet të largohemi, por Leonisi është këtu për të qëndruar, jo në Kosovë. Atje nuk ka ilaçe, trajtimi dhe mjekët nuk janë atje. Vetëm në Belgjikë mjekët e zbuluan sëmundjen,” tha Saranda, tezja e Leonisit.

Familja e Leonisit tashmë ka humbur një anëtar të familjes prej sëmundjes së mukozës, për shkak të trajtimit të keq në Kosovë.

“Pas luftës në Kosovë ka vdekur kushëriri im. Ai ishte vetëm pesë vjet e katër muaj. Edhe pse kishim gjetur ilaçet, kjo sëmundje është shumë e rëndë”, thotë nëna e Leonisit.

Leonisi dhe prindërit e tij do të largohen nga Belgjika brenda 30 ditësh.

Fibroza cistike është një sëmundje gjenetike që shkakton infeksione të vazhdueshme të mushkërive dhe kufizon aftësinë për të marrë frymë me kalimin e kohës. /Insajderi.com