Belgjika uron Hotin për detyrën si shef i ekzekutivit

Kryeministri belg e ka uruar Hotin në një telegram urimi.

Belgjika uron Hotin për detyrën si shef i ekzekutivit

Kryeministri i Belgjikës, Sophie Wilmes ka uruar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, për marrjen e detyrës si shef i ekzekutivit në Kosovë.

Në këtë telegram urimi përmendet menaxhimi i pandemisë dhe dialogu me Serbinë.

“Me rastin e marrjes së detyrës suaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam nderin t’ju drejtoj, në emrin tim dhe atë të Qeverisë belge, urimet e mia të sinqerta, si dhe anëtarëve të Qeverisë suaj. Ju uroj shumë suksese Qeverisë që ju drejtoni, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e krizës shëndetësore të lidhur me COVID-19 dhe implikimet e saj sociale dhe ekonomike, forcimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, si dhe dialogun midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, në të mirë të perspektivës së vendit tuaj për integrime evropiane”, thuhet në telegram.

Poashtu në telegram përmendet edhe miqësia në mes Kosovës dhe Belgjikës. /Insajderi.com/