Bën fushatë me fëmijë, nënkryetari i LDK-së dënohet me tre mijë euro

Bën fushatë me fëmijë, nënkryetari i LDK-së dënohet me tre mijë euro

Për disa fotografi të Agim Veliut ku shihen fëmijë është shqiptuar dënimi prej 3 mijë eurove nga PZAP-i.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar kandidatin e LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës. PZAP-i i ka shqiptuar 3000 mijë euro gjobë Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të një postimi të datës 9 tetor 2017 në të cilën shihen se janë të përfshirë fëmijë në fushatë.

LDK është arsyetuar para PZAP-it duke pretenduar se postimi i disa fotografive me fëmijë nga kandidati i tyre, në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohet si përfshirje e fëmijëve në fushatë dhe gjithashtu i kanë larguar fotografitë që të mos keqkuptohen dhe të mos keqinterpretohen.

Sipas rregullores zgjedhore fëmijët nën moshën 18-vjeç nuk mund të jenë pjesë e fushatës.

LDK ka është dënuar po ashtu edhe me 2  mijë e 500 euro në Prishtinë pas një ankesë të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ku LDK ka vënë slogane për tubimin e kësaj partie në kryeqytet./Insajderi.com