Profesori amerikan i shkencave politike, Alon Ben Meir, ka komentuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Twitter, Ben-Meir është shprehur se Kosova duhet ta vendosë ambasadën në Jeruzalemin Perëndimor, afër ambasadës amerikane.
“Meqenëse të dyja, Izraeli dhe Kosova ranë dakord që normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve do të kërkonte që Kosova të krijonte ambasadë në Jeruzalem, besoj se qeveria duhet t’i përmbahet marrëveshjes; që tha se duhet të ishte në Jeruzalemin Perëndimor, ku ndodhet Ambasada Amerikane”, ka shkruar ai në Twitter.
Të njëjtin qëndrim Ben meir e ka dhënë ditë më parë në një intervistë për Insajder-in. Intervistën e plotë e gjeni në link./Insajderi.com