Bënë fqinjët për spital – arrestohet një person në Obiliq

Bënë fqinjët për spital – arrestohet një person në Obiliq

Një banorë nga Obiliqi është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht fqinjën e saj dhe një të mitur.

Policia ka raportuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Hasan Prishtina në Obiliq rreth orës 15:20, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas policisë i dyshuari iu ka shkaktuar lëndime trupore, derisa viktimat kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Arsyet e këtij sulmi nuk janë bërë të ditur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat (fqinjë të tij) femër K-Shqiptare dhe të miturin mashkull K-Shqiptar, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com