Bënin “tregti” me paciente, këta janë SMS-at që e shpërfaqin ryshfetin e mjekëve kosovare

Bënin “tregti” me paciente, këta janë SMS-at që e shpërfaqin ryshfetin e mjekëve kosovare

Një pjesë e kardiologëve tash e disa vite shkojnë jo rrallë herë në gjykatë pasi që disa prej tyre akuzohen edhe për ryshfet në një rast të madh, që njihet si rasti “Stenta”. Ky hetim i gjerë i Prokurorisë që është i ndarë në së paku tri raste, e ku të akuzuar janë disa pronarë spitalesh private, ish-Ministri I Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-Sekretari Permanent i kësaj ministrie, Gani Shabani dhe mbi 40 mjekë, kryesisht mjekë të zemrës, kishte nxjerrë një seri masive dyshimesh për ryshfet.

Disa nga provat e Prokurorisë në këtë rast janë SMS-të, që kur u bënë publik shokonin me përmbajtje.

“Nëse ke ndonjë pacientë për te maqedont tregom me SMS dhe 500 euro jan tuat”. “Lere t’ja marrin lekët”, “Të hanen e kam një pacient për koronografi. Unë nuk ndalem”, janë vetëm disa nga SMS-të që ishin bërë publik e ku mjekët flsisnin haptazi për marrje të parave nga pacientët që po rrezikonin të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.

Kujtim Kërveshi është një nga avokatët që mbron një spital privat të përfshirë në këtë aferë. Ai ka bindjen se krejt rasti është i ngritur në mënyrë të dyshimtë. Dhe pa prova.

“ Tash imagjinoni që një Prokuror e gjenë atë në kompjuter, edhe me shku me i arrest krejtë ata që dikush i ka përfol në një document brenda kompjuterit të vetë. Kjo është hipokrizi është e pa mundur që kjo provë me qëndru pa pasur prova bindëse të cilat vërtetojnë gur-themelin e saj. Prokuroria e ka selektu kush prej asaj liste duhet me shku në atë aktakuzë e kush prej asaj liste si provë e fortë, gjoja se materiale nuk ka nevojë me shku në aktakuzë. E tash këtu parimi selektiv brenda vetë provës prej prokurorisë ose hetuesve, kur ka me u shpalos në Gjykatë, ka me dal që edhe hetimi jo që ka qene jo-profesional, po ka qenë qaq selektiv, saqë komplet procesin e bënë të padrejtë”, ka thënë avokati Kërveshi.

Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit. Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/InsajderiInDoks