Beograd: Vuçiq pret nesër në vizitë Listën Serbe

Beograd: Vuçiq pret nesër në vizitë Listën Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillojë një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, gjatë ditës së nesërme në Pallatin e Serbisë, transmeton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga presidenca serbe, derisa u njoftua se në takim do të marrin pjesë gjithashtu drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovë, Petar Petkoviq.

Pjesëmarrëse do jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës. Tutje thuhet se pas takimit përfaqësuesit do të mbajnë konferencë për medie.

Në këtë njoftim të lëshuar nga presidenca e këtij vendi, nuk është bërë i ditur motivi i takimit. /Insajderi.com