Beqa: PDK-ja ka nevojë për riorganizim

Beqa: PDK-ja ka nevojë për riorganizim

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka deklaruar se partia e tij ka nevojë për ri-organizim, “pa e lënduar procesin”, transmeton Insajderi

Sipas tij, PDK-ja duhet të marr guximin dhe të mblidhet për ta zgjedhur Enver Hoxhajn kryetar partie.

“Unë mendoj që duke pasur parasysh prezantimin dhe përfaqësimin e z.Hoxhaj në kohën kur lideri është në Hagë dhe nëse e krahasojmë numrin e votave të z.Hoxhaj në raport me votat e partisë, mendoj që z.Hoxhaj është kandidat potencial për kryetar. Mendoj që pas z.Veseli është kandidati i duhur që do ‘i dërgojë proceset përpara”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Ndërsa, sa i përket rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, të cilat këtë parti e kanë radhitur të dytën, pas Lëvizjes Vetëvendosje, Beqa është shprehur se ka ndikuar mos prezenca e ish-kryetarit të partisë, Kadri Veseli./Insajderi.com