
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka komentuar seancën e sotme të Kuvendit, ku protagonist ishte edhe vetë ai në përplasjen me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Beqa ka shkruar se LVV-ja dhe Lista Serbe sot bashkuan si kurrë më parë.
Ai po ashtu përmendur edhe sloganin “Krejt dhe drejt” të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Krejt dhe Drejt të bashkuar si kurrë më parë! Sot, partia e Albin Kurtit, së bashku me Listën Serbe, votuan që nga buxheti i shtetit të Kosovës, respektivisht nga mjetet e qytetarëve tonë të paguhen faturat e energjisë së shpenzuar nga serbët e katër komunave të veriut”, ka shkruar Beqa./Insajderi.com