Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i është përgjigjur deputetit të LDK-së, Anton Quni, i cili ka akuzuar rëndë Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Beqa ka thënë se edhe ai e njeh personalisht edhe nga lufta Anton Qunin dhe e di se kush është deputeti i LDK-së.
“Ju po silleni si shpëtimtar i Kosovës dhe ju njohim shumë mirë çka ke bërë e çka jo”, tha ai.
Madje, Beqa ka shpërthyer ndaj Qunit duke i thënë se e di mirë se çka bëjnë edhe vëllezërit e tij, me çka merren, a punojnë ndershëm, a merren me fajde e me reket.
“Shpresoj që pas këtij fjalimi Quni të futet në listën e deputetëve dhe t’i marrë votat për deputet”, tha ai.