Beqaj: Ata që bëjnë marrëveshje gojore me Serbinë duhet të japin përgjegjësi

Beqaj: Ata që bëjnë marrëveshje gojore me Serbinë duhet të japin përgjegjësi

Tensionet Serbi-Kosovë janë rritur tej mase që nga ndërtimi i murit në veri të Mitrovicë, arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradianj në Bazel të Francës dhe së fundi treni serb i nisur pa licencë në veri të vendit.

Ka pasur deklarimi të shumta nga zyrtarët serb, se Serbia dhe Kosova i kanë bërë disa marrëveshje gojore që ROSU nuk duhet të veprojnë në veri të vendit, por që për këto marrëveshje zyrtarët kosovar nuk u deklaruan.

Për këto deklarata, njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj ka thënë se marrëveshjet gojore që cenojnë veriun e vendit janë të bëra nga politikanët që janë të dëshmuar si mashtrues, duke shtuar se ato janë sa për sy e faqe.

“Marrëveshjet gojore janë të karakterit moral dhe nuk sanksionohen politikisht as juridikisht por vetëm në aspektin e ndërgjegjes. Prandaj, ato nuk janë detyruese për ata që i kanë bërë. Meqë fjala është për politikanët që janë të dëshmuar si mashtrues, mendoj se ato janë sa për sy e faqe”, tha ai për lajmi.net.

Me tutje Beqaj tha se kushdo që bënë marrëveshje të tilla duhet të japë përgjegjësi politike dhe juridike.

“Jo. Marrëveshjet eventuale se nuk duhet të ekzistojnë në një pjesë të territorit mekanizmat e sigurisë janë të kundërligjshme dhe ata që eventualisht formalisht bëjnë marrëveshje të tilla duhet të japin përgjegjësi  politike dhe juridike”, ka deklaruar Beqaj.

Sipas analistit Beqaj, tensionet e krijuara kanë qëllim negativ ndaj Kosovës pasi synojnë t’i paraqesin shqiptarët se janë të prirur për akte terroriste dhe destabilizuese.

“Tensionet e krijuara janë në domenin e luftës  speciale psikologjike për të krijuar përshtypjen në qarqet ndërkombëtare gjoja se shqiptarët janë të prirur për akte terroriste dhe destabilizuese. Në fakt, regjimi serb po përgatitë terrenin për veprimet që do të pasojnë, veçmas pas rrënimit eventual të murit në veri të Mitrovicës”, theksoi Beqaj.

 

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=IBejspWN6tQ”/]