Beqaj deklaron se ia ka borxh 80 mijë euro babait të tij

Ministri i Inovacionit është treguar i "sinqertë" aq sa ka treguar edhe sa para ja ka marrë borxh babait të tij, por në këtë mënyrë ka zbuluar se është biri i pronarit të kompanisë që ndërtoi një lagje të tërë luksozë në Pejë

Beqaj deklaron se ia ka borxh 80 mijë euro babait të tij

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka një familje shumë të pasur. Bile babai i tij është pronar i një kompanie që ka ndërtuar një lagje të tërë për familje të tjera të pasura.

“Peja Hill” është kompania që ka ndërtuar lagjen luksoze në pjesën jug-perëndimore të Pejës, 2 km nga qendra e qytetit që mbanë me të njëjtin emër, dhe sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve është në pronësi të Jakup Beqajt, raporton Insajderi.

Jakup Beqaj është babai i ministrit Beqaj, dhe duket se është baba i mirë, pasi sipas të dhënave të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurisë, ia ka huazuar  të birit 80 mijë euro, raporton Insajderi.

E ministri Beqaj i ka deklaruar ato si detyrime, edhe pse përpos si minsitër, Beqaj është profesor në Universitetin e Prishtinë, në Universitetin e Pejës, në Kolegjin AAB dhe konsulent në një gjimnaz privat.

Beqaj ka huazuar 80 mijë euro nga babai por vozitë veturë 25 mijë eurosh ndërsa bashkëshortja e tij veturë 12 mijë e 500 euro ndërsa bashkë me fëmijët kanë mbi 161 mijë euro kesh në bankë.

Por, në të njëjtën kohë, Beqaj ka deklaruar se është edhe në kredi, për rinovim./Insajderi.com