Beqaj: Partive u ka mbetur ekonomia si ‘karrem’ atraktiv për votuesit

Beqaj: Partive u ka mbetur ekonomia si ‘karrem’ atraktiv për votuesit

Politologu Belul Beqaj ka bërë me dije se dy koalicionet parazgjedhore PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje, në fushatën e tyre zgjedhore po i deklarojnë përparësitë që kanë ndaj konkurrentëve politikë.

Beqaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma tregon përparësitë potenciale karshi pafuqisë së lidershipit vendimmarrës të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, mënyrës së realizimit të qëllimeve politike dhe mosnjohjes së simboleve të shtetit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan ‘Epoka e Re’.

Ai ka thënë se ekonomia është fusha e vetme ku mund të shfrytëzohet si karrem atraktiv për votuesit, meqë, sipas tij, temat si demarkacioni, asociacioni, FSK-ja, në vend se të sjellin vota, mund të sjellin kokëçarje.