Beqiri: Partnerët e koalicionit nuk duhet ta përkrahin rrëzimin e qeverisë

Beqiri: Partnerët e koalicionit nuk duhet ta përkrahin rrëzimin e qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri nuk e ka pritur aspak mirë mocionin nga opozita për rrëzimin e qeverisë që do të jetë edhe temë e kuvendit në seancën e jashtëzakonshme.

Pas vendimit të kryesisë që kjo seancë të mbahet të mërkurën Beqiri ka kujtuar një pikë të marrëveshjes së koalicionit ku sipas asaj pike asnjëri nga partnerët e koalicionit nuk do të përkrahë asnjë kërkesë të opozitës për mocionin ndaj Qeverisë.

“Në kontratën që e kemi figuron pika shumë e qartë që ne nuk e përkrahim asnjë mocion që ka të bëj kundër Qeverisë. Sidoqoftë, është e drejtë e opozitës pasi ia garanton kushtetuta”, ka thënë Beqiri.

Beqiri ka kujtuar edhe vështirësitë që qeveria Mustafa ka pasur por sipas tij edhe përkundër kësaj Kosova ka pasur zhvillim të partë ekonomik.

“Qeverisja Isa Mustafa ka qenë e vështirë edhe brenda qeverisë e edhe brenda Kuvendit, por edhe përkundër kësaj, ajo ka arritur zhvillimin më të lartë ekonomik i pëlqeu ose jo dikujt kjo. Ne e dimë fuqinë e votës së opozitës, ndërkaq të tjerat janë çështje që diskutohen me partnerin e koalicionit”, ka thënë në fund ai./Insajderi.com