Berat, sekuestrohet një ton kanabis

Berat, sekuestrohet një ton kanabis

Një sasi prej 1 ton kanabis sativa është sekuestruar këtë të enjte nga policia në qarkun e Beratit.

Lajmin e bën të ditur prokuroria e rrethit, sipas të cilës lënda narkotike është gjetur e fshehur në një magazinë në fshatin Lapan, njoftojnë mediet shqiptare.

Autoritetet njoftojnë se një grup hetimor po punon për të identifikuar personat përgjegjës për magazinimin e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej jashtë vendit.