Bëri për spital gruan dhe djalin, arrestohet nga policia

Bëri për spital gruan dhe djalin, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të premten, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar gruan dhe djalin e tij në Klinë, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Iliaz Broja” rreth orës 09:00.

Sipas policisë, si pasojë e sulmit fizik viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tij (gruan dhe djalin). Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është  dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com