Berisha: Albin Kurti kishte të drejtë të testohet nga qytetarët

Berisha: Albin Kurti kishte të drejtë të testohet nga qytetarët

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Albin Kurti “kishte të drejtë të testohet në popull”.

Por, vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ia ndalon atij kandidimin për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas Berishës duhet të respektohet e jo të dhunohet.

“Në vlerësimin tim Albin Kurti si kryeministër duhet të kishte të drejtën të testohej nga qytetarët e Kosovës. Ky është mendimi im. Ai ishte kryeministër, u rrëzua Qeveria e tij, asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka dorëzuar detyrën e kryeministrit, por natyrisht që vendimet e gjykatave janë vendime që për fat mbetet zbatimi dhe jo dhunimi i tyre”, ka thënë Berisha, tha ai në Syri TV.

Berisha përpos çështjes së zgjedhjeve në Kosovë, komentoi edhe pretendimet e Ramush Haradinajt për president.

Sipas tij, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar dinjitet në të gjitha situatat.

“Pa ndërhy kategorikisht në asnjë lloj posti, Ramush Haradinaj mund të them se ka atribuuar dinjitet dhe burrëri edhe në detyrë por edhe në fatkeqësi”, tha Berisha. /Insajderi.com