Berisha: Do të kandidoj për kryetar të Istogut

Berisha: Do të kandidoj për kryetar të Istogut

Deputeti i Aleancës për Adhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka folur edhe rreth kandidaturës së tij për kryetar të Istogut, njofton Insajderi

Ai në një intervistë për Telegrafin ka shtuar se edhe në këto zgjedhje nacionale do të kandidoj për deputet e pastaj do të merret me fushatën e tij për kryetar të Istogut.

“Unë do të kandidoj kësaj radhe për deputet, e kom pas një numër të madh të përkrahësve.Pastaj Do të vazhdoj me fushatën time deri në tetor kur janë zgjedhjet komunale, e kom borxh me kandidu për Istogun për me nxjerr prej asaj vorbulle dhe zymtësie që ka ndodh”, tha Berisha.

Ai shtoi se ka vite që në komunën e Istogut nuk është bërë asgjë.

“Ka vite që aty nuk bëhet asgjë, qytetarët përballen me probleme të njëjta. Do të kandidoj me i fitu zgjedhjet për mi zgjedh këto probleme”, u shpreh Berisha./Insajderi.com