Berisha: Edhe Izraeli do të ofrojë garanci për lirimin me kusht të të akuzuarve nga Haga

Berisha: Edhe Izraeli do të ofrojë garanci për lirimin me kusht të të akuzuarve nga Haga

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, deklaroi të hënën se Izraeli ka dhënë sinjale që të japë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, transmeton Insajderi.

Përveç Izraelit, të gatshme për të dhënë garanci janë shprehur edhe Kroacia, Sllovenia dhe Austria.

Sipas Berishës, gatishmëria e këtyre shteteve vjen si rezultat i raporteve të mira në kuadër të institucioneve.

“Kemi ndërtua raporte miqësore, me punë zyrtare, që mbesin edhe sot e do na përcjellin ne te ardhmen. Në vija të komunikimi miqësor me persona që janë zyrtarë të shtetit të Kroacisë, kemi parë vullnet pozitiv të tyre, për të ofruar këtë garancë. Këtë e kemi bërë të ditur me atë qëndrim çfarë theksojmë. Kjo qëndron. Kjo duhet t’i vë në veprim institucionet e Kosovës, qoftë t’i inkurajojnë, apo të vënë kontakt, jo vetëm me Kroacinë. Këtë gatishmëri e kanë shpërfaqur edhe Austria edhe Sllovenia. Edhe qeveria e Izraelit ka ofruar garanci. Vullneti pozitiv qëndron edhe tek Izraeli për ta bërë një gjë të tillë”, tha ai në T7.

Berisha shtoi se njoftimi për gatishmërinë e shteteve të tjera të treta për garancion të mbrojtjes në liri duhet të shihet si nxitje nga institucionet e vendit për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë./Insajderi.com