Berisha: Fjalimet e deputetëve të VV-së i shkruan Boiken Abazi

Berisha: Fjalimet e deputetëve të VV-së i shkruan Boiken Abazi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur në lidhje me deklaratën e Fitore Pacollit. Ai e ka thënë se nuk e fajëson Fitore Pacollin sepse është veç një vegël, teksa ka thënë që shkrimet që i bëjnë ata (VV), i shkruan Boiken Abazi, shkruan Gazeta Insajderi.

“Shkrimet e VV-së, i bënë Boiken Abazi, i miraton Albin Kurti dhe si duket nuk e kisha fajësu shumë Fitore Pacollin. Deputetët e VV-së folin çka ju shkruhet, pra e thonë atë që ju imponohet për ta thënë”, është shprehur Berisha në Frontal.

Ai po ashtu ka thënë se VV janë një organizatë që janë rritur nën hundën e tyre.

“Ne kemi faj që i kemi rritë, por nuk e kemi kuptuar me kohë se kush janë ata. Fitore Pacolli është instrument, problem është të neokumonizmi”, ka thënë Berisha./ Insajderi.com