Berisha fyen LDK-në: Nuk po ju dojnë as gratë e juaja, le më PDK-ja

Berisha fyen LDK-në: Nuk po ju dojnë as gratë e juaja, le më PDK-ja

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafr Berisha, duke iu referuar koalicionit qeverisës LDK-PDK, ka thënë se nuk mbahet “bashkëjetesa me zor”.

“O nuk po ju dojnë më as gratë e juaja, jo më PDK që se do as veten kur i rrezikohet interesi, mos vajtoni se nuk bëhet nami.

LDK aq po i dhimbset karriga e pushtetit, sa që deri te këmbët e kalit të Skënderbeut në Prishtinë me pru “Crnagorën” me kufi s’është ka mërzitet, vetëm me ja u zgjatë Zoti edhe ndonjë ditë me rrjepë Kosovën”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Berisha ka thënë poashtu se se din a e din presidenti i vendit, Hashim Thaçi çfarë të keqe i ka bërë Kosovës.

“S’di a po bindet Hashim i Burojës se çfarë të zeze i ka bërë vendit kur një titist e ka pru në krye të ekzekutivit. Me një dorë e ka ngritur, tash edhe me grushta nuk bjen ku e ka vendin. Kuku Hashim çka i ke bërë Kosovës”, ka përfunduar ai.