Berisha fyen rëndë Rrahman Jasharin, e quan “kryedebill”

Berisha fyen rëndë Rrahman Jasharin, e quan “kryedebill”

Deputeti nga radhët e NISMA, Zafir Berisha, është shprehur me fjalë të rënda ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për orët e humbura në arsim, e cilësoi kreun e SBASHK-ut një “debill” që shet mend para opinionit publik, ndërsa vetë e ka pagën shumë të lartë.

“Do të përdori shprehje jo shumë të zakonshme dhe jo parlamentare për një situatë të cilën tashmë të gjithë jemi të bindur se një grup debillash të udhëhequr nga kryedebilli që thirret si kryetari i sindikatës ka vu në siklet këtë shoqëri”, tha Berisha.

“Ma e keqja është se në kohën kur po mahet kjo seancë ky kryedebill, ky injoranti i llojit të vecantë, i sojit të vecantë del thotë se ministri me qëndrimet në përputhje me ligjin thotë don me jau shkel të drejtat fëmijëve dmth ky debill që e ka ba kaos gjendjen në arsim nuk ia ka shkel të drejtave të fëmijëve dhe nuk ia shkel, ndërsa ata që zbatojnë ligjin dhe veprojnë në përputhje me përgjegjësitë po iu shkelkan të drejtat”, tha Berisha gjatë fjalimit në kuvend.