Berisha: Gabimin e parë për Gjykatën Speciale e bëri Hashim Thaçi

Berisha: Gabimin e parë për Gjykatën Speciale e bëri Hashim Thaçi

Anëtari i NISMA-së Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka folur rreth zhvillimeve dhe themelimit të Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Ai ne studio të televizionit Kanal 10 ka thënë se një pjesë të fajit e kemi vetë ne që e kemi votuar, dhe këtu fajtori i parë është Hashim Thaçi

“Normalisht se edhe ne e kemi një pjesë të fajit për themelimin e saj, se kjo nga qielli nuk ka pikur. Gabimin e parë realisht e ka bërë Hashim Thaçi. Kur Thaçi është akuzuar nga Dick Marty, ai ka thënë se do ta padisë, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”.

Më pas Berisha ka thënë se nëse Thaçi do ta padiste dhe do ta dëshmonte të kundërtën e asaj çfarë Dick Marty ka pretenduar, atëherë nuk do të kishte dyshime të mëtutjeshme./Insajderi.com