Zëvendës-ministri nga radhët e NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se kurti manipulon me popullin e Kosovës për “agjenda të dyshimta”.
Berisha e quajti Kurtin “hipokrit”, duke iu atribuuar banesës së tij me qira në Prishtinë e familjes së tij në Norvegji.
Nuk po e kuptoj kur i drejtohet popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka fjalën për norvegjezët ku e ka shtëpinë dhe familjen, apo për qytetarët e Kosovës me të cilët manipulon deri në ekstrem për llogari të agjendave të dyshimta”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Berishës “është ofendim të thirret në emër të popullit një person që në Kosovë jeton me qira”. /Insajderi.com
CILA MUNDET ME QENË PËRGJEGJËSIA E NJË QIRAGJIU NË KOSOVË!
Kur një hipokrit si Albini e merrë të dretën me u thirrë në…Posted by Zafir Berisha on Thursday, 7 January 2021