Berisha: Le ta mbajnë Facebookun tim ata që e hakuan

Berisha: Le ta mbajnë Facebookun tim ata që e hakuan

Pas emërimit si Koordinator Nacional për siguri Kibernetike dhe menaxhim të emergjencave, Zafir Berishës i është hakuar llogaria e tij në Facebook, njofton Insajderi.

Lidhur më këtë rast, Berisha ka thënë se “nuk po mërzitet fare për atë gjë”.

Tutje për atë ose ata që e kanë hakuar llogarinë e tij, Berisha u ka përcjell një porosi nga studiot e KlanKosovës, duke i thënë se “le ta mban/mbajnë le të lozë/in le të kënaqet/en”

Në fund Berisha ka paralajmëruar se here do kur personi ose personat përgjegjës për këtë gjë, do të zbulohen, duke u kujtuar proverbin popullor që “shteti e zënë lepurin me qerre”./Insajderi.com