Berisha: Masat nuk janë zgjidhje, spektaklet duhet të përfundojnë

Berisha: Masat nuk janë zgjidhje, spektaklet duhet të përfundojnë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se mbyllja e vendit si pasojë e situatës me COVID-19 nuk është zgjidhje.

Por, sipas tij, vaksinimi dhe financimi nga Qeveria janë zgjidhja për bizneset të cilat janë dëmtuar nga kjo mbyllje, përcjell Insajderi.

Ai këto deklarata i ka bërë të shtunën, pasi ka vizituar bizneset në qytetin e Istogut, të cilat janë mbyllur nga masat e fundit.

Berisha ka theksuar se vlerësimi i deritanishëm është se sektori i gastronomisë i ka mbijetuar me vështirësi gjendjes pandemike dhe është afër falimentimit.

“Vendimi për t’i lënë hapur ‘merr e shko’ është vendim që Gastronomia të punojë me humbje. Spektaklet duhet të përfundojnë, këto biznese të vogla duhet t’i jepet mbështetja financiare direkte, pa spektakle, por me veprime konkrete.

Mjaft me fjalë, lironi e transferoni mjetet”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com