Berisha: Ndalimi i veteranit të UÇK-së nga policia e Shqipërisë, akt antikombëtar

Berisha: Ndalimi i veteranit të UÇK-së nga policia e Shqipërisë, akt antikombëtar

Pas ndalimit të veteranit të UÇK-së Murtez Kastrati nga policia shqiptare, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se arrestimi i Kastratit me urdhër të Beogradit, është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi e luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan se “arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”, ka shkruar Berisha.

Murtez Kastrati është liruar gjatë ditës së sotme dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, pas një bisede që ka pasur me homologun e saj shqiptar, Gent Cakajn.

Postimi i plotë:

Një akt tjetër antikombëtar!

Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt. /Insajderi.com/