Berisha: Nuk është hakuar asnjëherë faqja e trustit, ka rënë për shkak të ngarkesës së aplikacioneve

Berisha: Nuk është hakuar asnjëherë faqja e trustit, ka rënë për shkak të ngarkesës së aplikacioneve

Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike ka deklaruar se nga informacionet që ka, faqja e Fondit të Kursimeve Pensionale i Kosovës nuk është hakuar, njofton Insajderi.

Edhe pse me hapjen e aplikimit për tërheqjen e 10 për qindëshit nga Trusti, faqja e këtij institucioni ka rënë, Berisha në emisionin Frontal në T7, ka thënë se kjo faqe nuk është hakuar.

Ai tutje ka thënë se kjo faqe ka rënë për shkak të ngarkesës, e jo nag ndonjë sulm eventual kibernetik.

“Trusti ka rënë për shkak të ngarkesës, nuk kam informacione që është hakuar”, ka thënë ai.

Përndryshe, Berisha ka folur edhe për hakimin e dy faqeve të Qeverisë së Kosovës nga Serbia.

“Ishte një tendencë që ka ndodhur një sulm në disa faqe nga Serbia dhe shumë shpejtë personat përgjegjës kanë marrë masa dhe e kanë evituar këtë ndërhyrje. Ka pasur një ndërhyrje dy tre minutëshe në dy faqe të Qeverisë. Në faqen AME dhe një faqe ku jepen lejet për biznese. Organet e ndjekjes janë duke u marrë me këtë rast”, tha ai./Insajderi.com