Berisha: Nuk kam thënë se Thaçi e ka vra Ali Ukën

Berisha: Nuk kam thënë se Thaçi e ka vra Ali Ukën

Ish-presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se kurrë nuk ka deklaruar ish-presidenti Hashim Thaçi e ka vrarë Ali Ukën, njofton Insajderi.

Berisha në emisionin ‘Debat Plus’ ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se Thaçi ka vrarë gazetarin Ali Uka, ai ka thënë se ka thënë vetëm se ish presidenti Thaçi ishte në dhomë me gazetarin Uka.

Ai tha se vetëm ka qenë në dijeni se Thaçi është pyetur nga Gjykata atë kohë në lidhje me vrasjen e tij, mirëpo ai thotë se asnjëherë nuk e ka akuzuar Thaçin se ka vrarë Ali Ukën.

“Të garantojë se kurrë në jetën time se nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën, ajo çfarë kam thënë për Ali Ukën është se Ali Uka është vra dhe ka pasur shok dhome Hashim Thaçin, unë ia kam përsëritur gazetarëve se nuk kam dijeni se kush e ka vra Ali Ukën, kam pasur dijeni se Hashim Thaçi është thirr në Gjykatë dhe çfarë është rezultuar absolutisht nuk kam dijeni dhe të jeni bindur ju se në qoftë se unë do isha në dijeni se Hashim Thaçi ishte implikuar në vrasjen e Ali Ukës të garantojë se nuk hezitoja kurrë dhe nuk do të mbaja kurrë në shpirt një vraje, por nuk kam, nuk kam pasur dhe nuk them, kjo është e vërteta”.

Ndryshe Berisha tha se nuk ka akuzuar asnjëherë Thaçin se ka vrarë ndonjë person, po ta dinte diçka në lidhje me këto ai nuk do mbante fshehur dhe do ta thoshte publikisht./Insajderi.com