Gabimet e shumta drejtshkrimore të deputetit të NISMA-s, Zafir Berisha, kanë qenë temë edhe në emisionin Debat D+ ku ai ka qenë i ftuar së bashku me deputetin tjetër të kësaj partie, Haxhi Shala.
Berisha, që vjen nga Prizreni, është thumbuar nga drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, i cili ka kritikuar për mungesën elementare të gjuhës shqipe e cila reflektohet tek fjalimet e Berishës në Kuvend, shkrimet e tija autoriale në media dhe deri tek statuset te tija në Facebook.
Pikërisht gabime të tilla ka pasur edhe në statusin e tij të fundit, që paralajmëronte praninë e tij në emision.
Olluri ia përmendi përsëri gabimet dhe kjo ka bërë që deputeti Berisha t’i bëjë ofertë atij.
“Unë nuk jam profesor i gjuhës shqipe, i thash edhe këtij, por kur të vi në Qeveri do të marr këshilltar”, ka thënë Berisha duke iu drejtuar Ollurit.
E kjo ka shkaktuar të qeshura në studio, ndërsa Olluri ka komentuar me ironi.
“Një post pra e fitova”, ka thënë ai.
Në debat për drejtshkrimin e Berishës ka komentuar edhe analisti Imer Mushkolaj.
“Për Berishën e dimë që ka gabime drejtshkrimore me tonelata”, ka thënë Mushkolaj./Insajderi.com
DEBAT D PLUS me Ermal Pandurin, Tema: Numrat e Nismës – qfarë …
DEBAT D PLUS me Ermal Pandurin,Tema: Numrat e Nismës – qfarë qeverie na duhet?Paneli:Zafir Berisha,Haxhi Shala,Imer Mushkolaj,Parim Olluri
Posted by Telegrafi.com on Thursday, 13 July 2017