Berisha: Pavarësinë e Kosovës de facto e ka shpallur presidenti Bush

Berisha: Pavarësinë e Kosovës de facto e ka shpallur presidenti Bush

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi të mërkurën se “pavarësinë e Kosovës de-facto e shpalli George Bush.

Këtë deklaratë Berisha e dha në Klan Kosova, duke iu referuar vizitës së ish-presidentit amerikan në Shqipëri në qershor të vitit 2007.

“Pavarësia e Kosovës u shpall “de-facto” nga George W. Bush në Tiranë”.

Muajt pas vizitës së Bushit e deri tek shpallja e pavarësisë, Berisha i cilësoi si “periudhë përgatitore për shpalljen e pavarësisë”.

Shtoi se nga koha kur Partia Demokratike kishte ardhur në pushtet në vitin 2018 “kanë pasur prioritet” pavarësinë e Kosovës.

“Tema themelore e Qeverisë së Shqipërisë ka qenë se Pavarësia e Kosovës, si kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë fund fluiditetit të shqiptarëve në Ballkan”, tha ai. /Insajderi.com