Berisha për futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë: Po sikur ndonjë ish-ushtar i UÇK-së ta nxjerrte armën dhe t’i vriste të gjithë rend?

Berisha për futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë: Po sikur ndonjë ish-ushtar i UÇK-së ta nxjerrte  armën dhe t’i vriste të gjithë rend?

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, është deklaruar për futjen e disa ushtarëve serbë në territorin e Kosovës e për të cilët u tha se po simulonin një patrullim bashkë me forcat e KFOR-it.

Berisha është shprehur i indinjuar përse nuk kanë qenë të informuara institucionet, por mbi të gjitha qytetarët e asaj zone.

Sipas tij, fare lehtë do të mund të prodhohej një konflikt i ri në atë situatë,  kur ndonjë ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare duke mos e ditur çfarë po ndodhë dhe duke iu kujtuar plagët e luftë do të mund të ndërmerrte ndonjë aksion vetanak, njofton Insajderi.

“Çka sikur të kishte ndodhë, për shembull ka luftëtar që kanë plagë në trup, e nxjerrë armën dhe i pushkaton aty 11 veta, atëherë do të duhej të gjendej faji, kush e shkaktoi?”, ka thënë Berisha në emisionin Info Magazine.

Sipas Berishës, po del se jo që nuk kanë qenë të informuar qytetarët për këtë aktivitet, por as institucionet e vendit.

“Për një lloj të tillë patrullimi të sinkronizuar është dashur të informohen institucionet qeveritare të Kosovës. Është dashur për çdo veprim ushtarak të informohen edhe qytetarët. Qytetarët nuk është dashtë të shqetësohen në atë masë. Është dashur ta dinë”, ka pohuar Brisha, duke ritheksuar se “problemi është të mos-informimi i institucioneve të Kosovës. Po rezulton se s’kanë qenë fare të informuar”./Insajderi.com