
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se “Rama është se 8 vite në pushtet pasi dikush është i kënaqur të qëndrojë në opozitë edhe 80 vite”, duke aluduar te kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Përkundër kësaj, Berisha thotë se Partia Demokratike do të mblidhet në përputhje me statusin partiak, shton se “askush s’duhet të tmerrohet nga kjo”.
Shtoi se Kuvendi i PD-së do të mblidhet për ta shpëtuar partinë, pas katër humbjeve radhazi.
Lulzim Basha vendosi që ta largojë Berishën nga grupi parlamentar, pasi ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SHBA-të e shpallen ish-kryeministrin shqiptar si person “non-grata”, për shkak të “korrupsionit gjatë qeverisjes”.
Por, Berisha nuk është pajtuar me vendimin e Bashës për përjashtimin e tij.
Një grup i madh mbështetës së ish-presidentit shqiptar dolën te selia e partisë për ta kundërshtuar përjashtimin e tij. /Insajderi.com