Berisha: Rama u largua siç e meriton, nga dera e pasme

Berisha: Rama u largua siç e meriton, nga dera e pasme

Duke folur në ambientet e jashtme të Kuvendit në përfundim të seancësn demokrati Sali Berisha tha se Edi Rama shkoi atje ku e meriton , nga dera e pasme.

“Unë kam vetëm dy fjalë. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që po çojnë peshë në revoltë Shqipërinë, në emër të tyre, deputetë të opozitës sot nxorrën Edi Ramën nga Parlamenti nga dera e pasme. Kuksianët, dibranët e të gjithë veriorët e dinë se çdo të thotë të largohesh nga dera e nevojtores. Shkoi atje ku e meriton”, tha Sali Berisha.