Berisha sulmon Ramën: Herë bën banditin herë maniakun

Berisha sulmon Ramën: Herë bën banditin herë maniakun

Që në nisje të fjalimit ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur studentët e Vlorës, ku disa prej tyre dje u përplasën me pasardhësin e tij në qeveri Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit Berisha theksoi se PS-së i ka ardhur fundi i gënjeshtrave, ndërsa i ktheu përgjigje Ramës në lidhje me bashkëbisedimin e këtij të fundit dje me një student për shtëpinë e tij në Surrel.

“Përshëndes studentët e Vlorës i dhanë një leksion mashtruesit të madh. Përshëndes studentët e Mjekësisë që i mbyllin dyert dialogut me krimin. Përshëndes ata mijëra qytetarë që janë në grevën më të madhe, kanë bojkotuar mësimin, po zgjojnë te qytetarët më të rëndësishëm të njeriut, shpresës. Mjerë ju ku do shkoni përballë uraganit rinor të studentëve. Përballë kësaj pranvere, përballë këtij uragani qëndron korruptori dhe ata që janë përgjegjës për dënim e arsimit shqiptar. Rama në 2005 nuk ka deklaruar asnjë konto bankare. Anastas shpjegojua pak. Pronari i Surrelit banon në 500 metra katror. Në 2009 llogari rrjedhëse, mbeten 1400 euro. Herë të tjera ai bën banditin, herë maniakun seksual. Ky i ka të gjitha, kjo është minimumi. I tha studentit; mos dëgjo Saliun”.

“Vazhdojmë më tutje. Nga doli vila, o Ulsi? Me 57 metra të gjata themelet, nga doli? Foli pak nga doli? S’po them për pallatin pajë të madam Bashës. U dhanë për universitetet 360 ndërtesa i doni me listë. Ku shkuan paratë tua, u vodhën. E kaluat hajdutërisht ligjin, sesi po vepron me votimin e atij ligji që mbyllte derën për të varfërisë së vendit. Atij ligji që vinte para arsimit publik, arsimin privat. Ky do ishte mesazhi më i shkëlqyer, universitetet pa tarifa për të gjithë shqiptarët. E ka Maqedonia e ka Turqia. Në fund të fundit, ata po luftojnë të jetojnë në Shqipëri, të bëjnë Shqipërinë. Të studiojnë pa asnjë tarifë në universitet, po nuk të lënë hajdutëria. Jam i bindur se ata studentë do fitojnë se kanë rikthyer shpresën ëndrrën”, tha Berisha.(BalkanWeb)