Berisha thotë se nuk ka aktakuzë ndaj Gucatit – Arrestimi i tij në kuadër të bastisjes

Berisha thotë se nuk ka aktakuzë ndaj Gucatit – Arrestimi i tij në kuadër të bastisjes

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se arrestimi i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati nga EULEX, është në kuadër të aksionit të bastisjes, duke shtuar se nuk e di nëse Gucati akuzohet për ndonjë vepër, njofton Insajderi.

“Besoj që arrestimi është në kuadër të bastisjeve, sepse unë me sa di Gucati nuk akuzohet për ndonjë vepër”, tha Berisha për EO.

Sipas ish-komandatit të UÇK-së, këto aksione dhe arrestime ishin të pritshme, por ish-ushtarët duhet të përgjigjen me dinjitet dhe të dëshmojnë për luftën e pastër të UÇK-së.

“Ushtarët e UÇK-së, në mënyrë dinjitoze duhet të përgjigjen në këto ftesa dhe ta dëshmojnë pastërtinë e luftës, sepse ja kemi borxh Kosovës”, tha Berisha.

Ai ka thënë sjellja e dosjeve në zyrat e OVL-UÇK-së, nuk ka qenë e rastësishme, pasi ato dosje kanë qenë të arkivuara në Hagë dhe nuk kanë mundur të merren nga persona të zakonshëm. /Insajderi.com