Berisha uron Abdixhikun

Berisha uron Abdixhikun

Ish-kryetari i Partisë demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Lidhjes Demokratike tw Kosovws, Lumir Abdixhikun, njofton Insajderi.

Berisha ka uruar Abdixhikun për suksese në misionin e tij të rëndësishëm që ka marrë në LDK.

“Lumir Abdixhiku kryetar i Ri Lidhjes Demokratike te Kosoves!Miq,sot Lidhja Demokratike e Kosoves ne kongresin e saj zgjodhi midis tre kandidaturave, kryetar te ri, njerin prej drejtuesve te saj me te respektuar, z Lumir Abdixhiku.Me kete rast le ti urojme te dashur miq kryetarit te ri te LDK suksese ne misionin e tij shume te rendesishem te udheheqjes se LDK. Urime!”, ka shkruar Berisha.

Abdixhiku është zgjedhur sot kryetar i LDK-së, duke pasuar Isa Mustafën i cili dha dorëheqje pas rezultatit të dobët që shënoj partia e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit duke u radhitur e treta./Insajderi.com