Berisha: Vajza ime u kthye pas 7 vitesh nga Kosova me mbi 1 milion dollar

Berisha: Vajza ime u kthye pas 7 vitesh nga Kosova me mbi 1 milion dollar

Ish-kreu i Qeverisë shqiptare, Sali Berisha, deklaroi se vajza e tij, pas shtatë vitesh punë në Kosovë, së bashku me bashkëshortin e saj, u kthyen me një milionë dollar të konfirmuara nga Organizatae Kombeve të Bashkuara, transmeto Insajderi.

Ndërsa ju përgjigj akuzave të DASH, ngritur ndaj tij dhe familjes duke shpallur persona të padëshiruar, ish-Kryeministri Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike.

“Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha.

Ndërkaq, në një deklaratë tjetër të dhënë në këtë intervistë, Berisha hedhi fajin te kryeministri aktual I Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se është ky i fundit ai që ka çuar dosjet të cilat ndikuan që ai të shpallej “Non-Grata” nga SHBA-të. /Insajderi.com