Berisha: Vjosa s’mund të bëhet presidente me mbështetje të Haxhi Avdylit

Berisha: Vjosa s’mund të bëhet presidente me mbështetje të Haxhi Avdylit

Zafir Berisha nga Nisma Social Demokrate ka thënë se Vjosa Osmani s’mund të bëhet presidente pa pasur mbështetjen e fuqive politike, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se e njeh më së miri Osmanin dhe se nuk do që të bie në nivel të saj.

Berisha këto deklarime i ka bërë në emisionin “Dhoma e Rrëfimeve”.

‘’Ajo nuk mund të bëhet presidente me mbështetjen e Haxhi Avdylit. Nëse i ka votat le të bëhet. Duhet me pas fuqi politike. As ti e as 99 për qind e njerëzve nuk e njohin sa e njoh unë por s’dua të bije në nivel sa të merret me Vjosën’’, ka thënë ai./Insajderi.com