Berlini kritikon BE-në për ngecjen e integrimit të Ballkanit

Berlini kritikon BE-në për ngecjen e integrimit të Ballkanit

Ministri gjerman Michael Roth shpreson që Portugalia, vendi që mori Presidencën e BE-së nga Berlini në 1 Janar do të bëjë që të lëvizë procesi i zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor, një çështje që nuk bëri asnjë përparim në gjashtë muajt e fundit. Ministri gjerman i Shtetit për Evropën nuk e fsheh pakënaqësinë e tij, njofton Insajderi.

Sigurisht që jam i zhgënjyer që ne brenda BE nuk kemi qenë në gjendje të hedhim hapin tjetër. Sepse ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në lojë nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë” tha Roth.

“Paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor kanë një rëndësi qendrore strategjike për të gjithë Evropën” vijoi më tej. Ai është i bindur se BE do të ndërmarrë hapat e ardhshëm në Presidencën portugeze dhe më në fund të mbahen konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenca gjermane paralajmëron ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Përveç Gjermanisë, Austria po ushtron presion politik në Bruksel.  Në Bruksel dhe Berlin ekziston frika nga interesat politike dhe ekonomike të fuqive jashtë BE-së në Ballkan.

“Nëse BE lë një vakum në Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera, të cilat nuk ndajnë vlerat demokratike të Bashkimit Evropian, do të hyjnë në këtë vakum për arsye gjeostrategjike” paralajmëron Roth. “Vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund t’u kërkohen reforma të vështira dhe rraskapitëse dhe më pas të mos dorëzohen” mbyllet shkrimi./Insajderi.com