Bërnabiq i uron fat Vuçiqit dhe e quan “luftë” takimin me Kurtin në Bruksel

Bërnabiq i uron fat Vuçiqit dhe e quan “luftë” takimin me Kurtin në Bruksel

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka uruar fat Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në siç thotë ajo, “luftë” , derisa e kishte fjalën për takimin që do të mbahet sot në Bruksel, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Insajderi.

Ajo para vazhdimit të dialogut midis Kosovës-Serbisë ka thënë së më zemër dhe shpirt është me kryemistrin serb, raporton media serbe ‘Tanjug’.

“Unë i uroj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fat në luftën e sotme dhe jam në Bruksel me gjithë zemër dhe shpirt”, tha Bërnabiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po takohen sot për herë të parë në Bruksel, dhe Bërnabiq thotë se sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, por sipas saj, kurrë nuk ka pasur më pak hapësirë për negociata se tani./Insajderi.com